VIDEO/ Stuhia e breshërit përfshin qytetin e Gramshit

13:34, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gramshi u përball pak minuta më parë me një stuhi të papritur breshëri, e cila krijoi vështirësi në qarkullim dhe mbuloi disa zona të qytetit me korra të bardha akulli.

Sipas banorëve, stuhia zgjati rreth 5 minuta, por intensiteti i saj ishte i lartë. Për momentin nuk raportohet për dëme të konsiderueshme në banesa apo në kulturat bujqësore. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë qytetarët për kujdes në lëvizje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco