VIDEO-SYRI TV/ Ministrja i le në baltë, naftëtarët e Marinzës sërish në protestë

16:46, 01/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Javën që vjen naftëtarët e Marinzës sërish do të jenë në protesët. Takimi me ministren e Ekonomisë nuk ka dhënë asnjë rezultat kështu që ata do të protestojnë para zyrave të Bankers në Fier. Kërkesat e tyre janë për paga, kishte pune dhe meritokraci.

Nga SYRI TV

Naftëtarët do të rinisin sërish protestat. Takimi i tyre me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk ka pasur një zgjidhje konkretë.  Në takim ata i kishin renditur kërkesat e tyre drejtuar drejtuesve të kompanisë Bankers  ku në dy takime ata nuk kanë rënë dakort për plotësimin e tyre.

Nga ana e saj ministria Ibrahimaj u zotua se Ministria do të trajtojë me prioritet të gjitha çështjet e ngritura dhe do të luante rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e një marrëveshjeje midis palëve dhe duke ushtruar kontrolle më kompani nga Inspektoriatët përkatëse.

Duke parë indiferencën e premtimet të ministres në faqen e tyre në rrjetin social Facebook naftëtarët  kanë njoftuar një tjetër protestë para zyrave qendrore të administratës së kompanisë Bankers në Fier. Të mërkurën, më datë 5 nëntor, ora 12:15, të gjithë punonjësit, qytetarët, dhe çdo zë solidariteti ftohen të jenë përpara zyrave të Bankers në Fier.

Naftëtarët  kërkojnë Rritjen e fondit të pagave me 18%, duke shpërndarë rritjen për punonjësit e fushës dhe ata me paga të ulëta. Kjo shumë në total për 400 punonjës shqiptar, nuk e kalon vlerën e pagës së një punonjësi me kombësi Kineze sipas naftëtarëve

*Zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit dhe përshtatjen e profesioneve sipas ligjit për statusin e naftëtarit.  Promovimin sipas meritokracisë dhe jo preferencave personale.

* Shpërndarjen e drejtë të bonuseve, duke shmangur diferencat mes drejtuesve dhe punonjësve.  Si dhe rritjen e trajtimit ushqimor nga 9000 lekë në 13200 lekë në muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco