Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Banorët e Maliqit pa ujë të pijshëm prej vitesh: Premtime pa fund, zgjidhje ende jo

Banorët e Maliqit pa ujë të pijshëm prej vitesh: Premtime pa fund, zgjidhje ende jo

13:32, 31/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e fshatit Leminot, pjesë e Bashkisë Maliq, vijojnë të përballen me mungesën kronike të ujit të pijshëm, një problem që i ka shoqëruar prej vitesh dhe që rëndon çdo ditë jetën e tyre. Furnizimi me ujë kryhet vetëm për pak orë në ditë, ndërsa sasia që u shkon shpesh nuk mjafton as për nevojat më bazike të konsumit dhe higjienës.

Sipas banorëve, situata është bërë edhe më e rëndë gjatë muajve të verës, kur temperaturat e larta rrisin ndjeshëm kërkesën për ujë.

Ata shprehen të zhgënjyer nga premtimet e përsëritura të bashkisë dhe institucioneve përkatëse, të cilat, sipas tyre, “flasin për investime që nuk shihen askund në terren”.

Në mungesë të ujit nga rrjeti, banorët detyrohen të gjejnë zgjidhje të përkohshme: mbushin depozita, kërkojnë ujë në burime të afërta ose hapin puse, por këto mënyra shpesh nuk garantojnë cilësi të sigurt dhe sjellin kosto shtesë për familjet.

LEXO EDHE: 6 vite pas tërmetit të 2019, banorët e lagjes nr. 5 në Durrës mbeten pa banesa dhe premtime të pambajtura

Ndërkohë, përfaqësues të Bashkisë Maliq janë shprehur se projekti i investimit për furnizimin me ujë të pijshëm është drejt përfundimit dhe pritet të mbyllet në fund të këtij viti.

Sipas tyre, ky projekt do të zgjidhë përfundimisht problemin shumëvjeçar të mungesës së ujit në Leminot.

Por për banorët, që kanë dëgjuar premtime të ngjashme prej kohësh, mbetet për t’u parë nëse këtë herë fjala e dhënë do të kthehet më në fund në ujë të rrjedhshëm në çezmat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco