Autoriteti Kombëtari Ushqimit, ka njoftuar se po vijon inspektimin në qarqe të ndryshme të vendit, në subjekte që tregtojnë PMB, përkatësisht Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Siç raportohet, AKU ka kryer 7 inspektime, nga të cilat tre në Tiranë, të cilat janë mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.
Ndërsa në Durrës janë kryer dy inspektime, ku në njërin prej tyre është bllokuar dhe sasia prej 3000 kg PMB, për mospërputhje të ruajtjes së afatit të PMB-ve në etiketë. Inspektimi tjetër është mbyllur pa shkelje të kërkesave ligjore.
Gjithashtu në qarkun e Lezhës janë kryer dy inspektime, në njërin prej tyre janë bllokuar 977 kg për mospërputhje të ruajtjes së afateve të PMB-ve në etiketë, ndërsa në inspektimin tjetër është vendosur masa administrative me “paralajmërim”.
© SYRI.net