SYRI TV/ Blegtoria në krizë, blegtorët të zhgënjyer: Subvencionet qesharake, nuk mbulojnë asnjë kosto

15:09, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Blegtoria në Korçë vuan mungesën e mbështetjes shtetërore sa i përket subvencioneve. Kjo ka bërë që shumë prej tyre të detyrohen ta braktisin blegtorinë dhe të marrin rrugën e emigrimit në Greqi.

Syri TV

Blegtoria në juglindje të vendit po përballet me një krizë të thellë, ku fermerët e shohin mbështetjen shtetërore si krejtësisht të pamjaftueshme.

Aktualisht, ata përfitojnë vetëm 1200 lekë për kokë për tufat me mbi 100 krerë, një shumë që nuk mbulon as kostot bazë të ushqimit dhe kujdesit për bagëtitë.

Një pjesë e blegtorëve nuk kanë marrë asnjëherë subvencione, pasi nuk arrijnë të plotësojnë kriteret burokratike të vendosura nga Ministria e Bujqësisë. Në këto kushte, shumë prej tyre e kanë braktisur  blegtorinë dhe kanë zgjedhur emigrimin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco