Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me kryeministrin, ‘leja’ e shtetit dhe biznesi i Diella Loshit

21:50, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Piranjat

Jemi në Vain të Lezhës, një zonë e mbrojtur që prej vitit 1940, dhe një nga rezervatet natyrore më unike në Shqipëri, por që pak nga pak po i humbet cilësitë e saj për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme.

Siç ka nodhur në rastin në fjalë, ku restoranti ‘’Trëndafili mistik’’ në pronësi të Diella Loshit është zgjeruar nga viti në vit duke zënë tokë dhe lagunë, në mënyrë të paligjshme dhe në dëm të mjedisit. 

Të gjitha institucionet shtetërore kanë mbyllur sytë duke u bërë bashkëpunëtorë në këtë masakër mjedisore në dëm të një zone të mbrojtur. Kur flasim për Diella Loshin, shumë shqiptarë e lidhin emrin e saj me një grua punëtore, gjithmonë të buzëqeshur dhe mikpritëse, aq sa lokali i saj është kthyer në një vend pelegrinazhi për vipat, që nga bota e artit e kulturës e deri tek personazhet e politikës, përfshi edhe kryeministrin, i cili duket se e vlerëson së tepërmi këtë zonjë, aq sa është frymëzuar që ministres së tij virtuale t’i vendosë të njëjtin emër.

Por pas bukurisë dhe qetësisë që të fal ambienti, fshihet një e vërtetë e hidhur. Dhjetra tonë inerte të hedhura në Lagunen e Vainit, duke shkatërruar këtë pasuri kombëtare, që i përket të gjithëve, jo vetëm Della Loshit, apo zyrtarëve që janë bërë palë me të në shkatërrimin e lagunës së Vainit, vetëm per të zgjeruar aktivitetin, dhe duke e bërë gjithë këtë për hir të asaj që këta e quajnë zhvillim. 

Atë që po ndodh në lagunën e Vainit e dokumentojnë më së mire pamjet filmike që tregojnë punimet e kryera por the Google Eardh që jep një pasqyrë të qartë se si ka ndryshuar toka ku sot gjendet lokali i zonjës Diella. Kreu i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit qarku Lezhë, Alfred Pepa ia pason topin menjëherë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për atë që po ndodh. Ndërkohë që drejtoresha e AKZM-së Lezhë, Luiza Marku nuk jep asnjë shpjegim dhe pse është përgjegjësja kryesore për shkatërrimin dhe mbushjen e lagunës së Vainit me dhera dhe inerte. 

Ndërkohë që vetë protagonistja kryesore, Diella Loshi e pranon me gojën e saj shkatërrimin që i ka bërë lagunës, duke gjetur një justifikim gjenial, se e ka bërë me leje.

Pra me lejen e shtetit shprehet ajo, e ka mbushur lagunen me dhera dhe inerte, ka kryer punime dhe ka hedhur beton në një zonë të mbrojtur. Mikesha e kryeministrit shprehet se nuk ka bërë asgjë pa dijenin e shtetit, duke treguar qartë se ata janë bërë palë në shkatërrimin e Lagunës së Vainit. 

A do të marrin masa të menjëhershme institucionet për të zbatuar ligjin, kjo mbetet për tu parë. Videot e kryeministrit Rama në restoriantin në fjalë dhe miqësia e dashamirësia e tij me zonjën Diella na bëjnë shumë dyshues./Piranjat 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco