Sherri me thika në gjimnazin e Kamzës, Mehmeti: Ngjarja u përpoq të fshihej! Oficerët ishin aty e nuk ndërhynë

20:45, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ngjarje të rënda janë shënuar në gjimnazin ’Ibrahim Rugova’ në Kamëz. Më 1 tetor një nxënëse e kësaj shkolle u vetëvra, ndërsa bashkëmoshatarët e saj thonë se ajo bullizohej. Ndërsa dje gjatë pushimit të gjatë, një grup të rinjsh u konfliktuan me thika.

Eksperti i arsimit Ndriçim  Mehmeti në një intervistë për edicionin e lajmeve të orës 19:00 në Syri Tv zbulon detaje të reja ndërsa shton se ngjarja është përpjekur të mbahej e fshehtë. Jo vetëm kaq. Aty kanë qenë oficerë por dhe të tjerë dhe askush nuk ka ndërhyrë për të ndarë të rinjtë që u konflikuan me thikë.

“Ngjarja është më e rëndë. Nga informacionet që unë kam nxënësit janë konfliktuar në shkollë. Ngjarja është shumë e herët në datë. Pastaj kanë dalë jashtë. Janë dy ngjarje të rënda në atë shkollë. Vajza 16 vjeçare që u vetësakrifikua.

Drejtuesi  i shkollës dhe mësuesit i kanë marrë nxënësit brenda dhe u kanë marrë telefonat dhe u kanë thënë që të mos thonë gjë se është mirë të fshihet. Ka pasur oficerë që s’kanë ndërhyrë. Nuk ka asnjë deklaratë nga oficeri i sigurisë.

Ka dyshime se kanë ndërhyrë dhe nxënës të një shkolle tjetër aty afër.  Më e tmerrshme është indiferenca qytetare e jashtëzakonshme. Ishin të gjithë aty e panë dhe nuk ndërhynë” tha ai për gazetaren Armela Ferko. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco