Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e PS goditen me vezë nga qytetarët

Librazhd/ Reshjet e dëborës 'mbulojnë' Parkun Kombëtar të Shebenikut

Librazhd/ Reshjet e dëborës 'mbulojnë' Parkun Kombëtar të Shebenikut

13:20, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dëbora e parë për këtë sezon ka “zbarkuar” sot në malësitë e Librazhdit, duke krijuar një panoramë mbresëlënëse, por njëkohësisht edhe problematike për banorët e zonës dhe ekosistemin lokal.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, reshjet e dendura të dëborës kanë nisur rreth orës 11:00 në Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe fshatin turistik të Fushë-Studenit, një prej destinacioneve më të njohura për turizëm malor në rajon.

Por përtej bukurisë natyrore që sjellin reshjet e parakohshme, situata ka krijuar edhe vështirësi të menjëhershme për banorët.

Në shumë zona bujqësore të Librazhdit, toka është mbuluar nga dëbora ndërkohë që punimet për shkuljen e patateve nuk kanë përfunduar ende.

Barinjtë gjithashtu janë zënë të papërgatitur, pasi bagëtitë ndodhen ende në kullota malore dhe rrezikojnë dëmtime nga temperaturat e ulëta.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo dëborë e parakohshme mund të shkaktojë pasoja edhe për pyjet dhe ekosistemet lokale, duke prishur ciklin natyror të vjeshtës dhe zhvillimin normal të bimësisë.

Edhe në fshatrat e tjerë malorë të Librazhdit, reshjet e dëborës që nga mesdita e sotme kanë zbardhur majat e maleve, duke sjellë pamje dimërore në një kohë kur zakonisht ende dominojnë ngjyrat e vjeshtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco