SYRI TV
Projekti i Bashkisë Durrës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për prishjen e 74 banesave ne zonën arkeologjike të qytetit, po has ne rezistencën e banorëve. Ata theksojnë se nuk po shpronësohen mbi bazën e çmimeve që janë aktualisht pronat e tyre në treg dhe se prishjet janë selektive.
Projekti i Bashkisë Durrës për rehabilitimin e parkut arkeologjik që po realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, po has në rezistencë e banorëve që priten tu prishen shtëpitë.
Edhe këtë të premte banorët kanë protestuar përpara Bashkisë Durrës, teksa gjatë një lidhjeje direkte me emisionin e mëngjesit në Syri Tv, u shprehen për mediat se nuk janë përfshirë në asnjë fazë të procesit të konsultimit, ndërsa rastësisht kanë mësuar mbi vendimin e Qeverisë për shpronësimin e 74 familjeve me vlerën e 315 milion lekëve.
Ata theksojnë se nuk po shpronësohen në mbi bazën e çmimeve që janë aktualisht pronat e tyre në treg dhe se prishjet do jenë selektive.
Banorët janë zotuar se do t’i përshkallëzojnë protestat nëse Bashkia nuk u jep zgjidhje.
© SYRI.net