SYRI TV
Fshatrat e Bashkisë së Maliqit janë lënë në harresë nga pushtetit vendor. Banorët e fshatit Plasë thonë se furnizimi me ujë të pijshëm është vetëm 4 orë në ditë, ndërsa rrugët e fshatit janë të shkatërruara tërësisht. Ata i druhen edhe përhapjes së ndonjë epidemi pasi në fshat ujërat e zeza kalojnë në kanale të zbuluara para banesave te tyre.
Fshati PlasĂ« nĂ« BashkinĂ« Maliq pĂ«rballet me njĂ« sĂ«rĂ« problematikash qĂ« prekin drejtpĂ«rdrejt jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« banorĂ«ve. ĂĂ«shtja mĂ« imediate mbetet furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m. Sipas banorĂ«ve, ata furnizohem me ujĂ« vetĂ«m 4 orĂ« nĂ« ditĂ« dhe janĂ« tĂ« detyruar tĂ« mbushin enĂ«t pĂ«r konsum dhe pĂ«rdorim tĂ« pĂ«rditshĂ«m.
Edhe gjendja e rrugëve të brendshme paraqitet problematike. Në mungesë të investimeve nga institucionet, vetë banorët kanë ndërhyrë për të mbushur gropat, por kjo zgjidhje është vetëm e përkohshme.
Një pjesë e konsiderueshme e banorëve nuk kanë ende rrjet kanalizimesh për ujërat e zeza, gjë që rrit frikën për përhapjen e ndonjë epidemi.
Banorët shprehen se premtimet nga autoritetet kanë qenë të shumta sidomos në kohë fushate, por pas përfundimit të zgjedhjeve gjithçka mbetet e pandryshuar.
© SYRI.net