SYRI TV/ Kullë 35 kate në zemër të Shkodrës, urbanistët kundërshtojnë projektin: Ditë e keqe për qytetin

14:23, 24/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nisja e punimeve për ndërtimin e një kulle 35 katëshe në zemër të qytetit të Shkodrës, ka sjellë reagimin e urbanistëve të qytetit. Sipas tyre, ndërtimi i kësaj vepre, do ti hap rrugë betonizimit të gjithë qytetit, ashtu sic ka ndodhur edhe me Tiranën. Urbanisti Imeldi Sokoli shprehet se institucionet duhet të reagojnë, për të kundërtuar ndërtimin e kullave të tilla në Shkodër

Pas vendosjes së tabelës informuese të projektit, në qendër të qytetit të Shkodrës kanë mbërritur edhe fadromat që shënojnë nisjen e punës për kullën që do të ngrihet në këtë zonë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një kulle 35 katëshe në zemër të qytetit. Për urbanistin Imeldi Sokoli është një ditë e keqe për zhvillimin e territorit të qytetit të Shkodrës sepse janë anashkaluar të gjitha instancat. Ai thotë se Bashkia Shkodër fshihet pas firmës së kryeministrit.

"Ajo që duhej të mbronte interesin publik, Bashkia e Shkodrës nuk prononcohet për fshihet pas firmës së kryeministrit. Ky ndërtim duhet të ndalohet"

Pas kësaj kulle hapet rruga për ndërtimin e kullave të tjera dhe gjendja mund të shkojë edhe më keq shton Sokoli. Sipas tij, nuk duhej të merrnim anën më të keqe të Tiranës në ndërtimin e kullave.

Ai i bën thirrje institucioneve dhe aktorëve të shoqërise civile për të reaguar para se të jetë shumë vonë. Brenda pak ditësh do të nis hapja e gropës për investimin që parashikohet të përfundojë brenda 8 vitesh. Për këtë investim ka patur reagime edhe nga komunitetet fetare, të cilat kanë pretendimet e tyre për pronësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco