SYRI TV/ Fshatrat e Gjirokastrës të braktisur nga shteti

12:34, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fshatrat e Shqipërisë po braktisen për shkak të mungesës së infrastrukturës. Në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës kanë mbetur vetëm 30 banorë, kryesisht të moshuar, por edhe ata po shqyrtojnë mundësinë për t’u larguar nga vendlindja, pasi prej vitesh mungon energjia elektrike.

Banorët thonë se rrjeti elektrik është i amortizuar dhe askush nuk merr masa për ta rehabilituar këtë problematikë.

Aktualisht, në fshatin Sofratikë jetojnë vetëm 30 banorë, por ky komunitet prej vitesh përballet me mungesën e energjisë elektrike.

Ata tregojnë se çdo ditë dritat u ndërpriten për më shumë se dy deri në tre orë, çka e bën jetën edhe më të vështirë, sidomos për të moshuarit që jetojnë të vetmuar.

Problemi nuk kufizohet vetëm në fshatin Sofratikë, por prek shumicën e zonave rurale të qarkut të Gjirokastrës, ku rrjeti elektrik është i amortizuar dhe prej vitesh nuk është ndërmarrë asnjë masë për përmirësimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco