Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Genar Topalli, ka bërë një reagim publik për shpenzimet e dasmës së tij në Romë, me bashkëshorten e tij, Cindy Marina. Dasma u komentua në rrjetet sociale si shpenzim luksi gjë që ka sjellë edhe reagimin e Topallit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Genar Topalli thotë se “ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative”.
Ai thekson se dasma u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për te cilin, sipas tij nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
Ndërsa darka sipas tij u mbajt ne një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri.
Postimi i plotë
Të dashur miq, familjare dhe te njohur,
Мё 13 shtator 2025 perjetova ditën me te bukur te jetës sime: u kurorezova me Cindy Marina.
Edhe pse nuk kemi asnje detyrim te japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparence.
Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – nje bekim i madh shpirtëror, për te cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.
Më pas, darka u mbajt ne një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikoje lehtësisht me nje kerkim te thjeshte ne Google). Gjithçka eshtë menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prinderve të saj.
Ne jetojme e punojme në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë ne fushën e transportit, ndersa Cindy, perveç angazhimeve te tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit ne Kaliforninë Jugore, në pronësi te familjes së saj.
Prinderit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese te suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.
Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.
Falënderoj me zemër te gjithë ju qe na uruat ne këtë ditë te shenjte per familjen tonë.
© SYRI.net