Një nxënës që ndodhet ne fshatin Hundëkuq të Gjirokastrës edhe këtë vit do të zhvillojë mësimin me mësuesin e tij në ambulancën e fshatit. Përveç shpopullimit, ky fshat tashmë vuan mungesën edhe të një shkolle. Por në Berat, bashkia por as ministria nuk kanë marrë mundimin për të siguruar një godinë për zhvillimin e mësimit për nxënësit e fshatin Donofrosë, që për të tretin vit radhazi zhvillojnë mësimin në klasa të ndara në lokalin e fshatit.
Syri TV
Por ndryshe nga Gjirokastra ku mësimi zhvillohet në një ambulancë, në Berat mësimi edhe këtë vit do të zhvillohet në lokal. Shkak për këtë bërë është bërë mungesa e shkollës 9-vjeçare në fshatin Donofrosë, ku për të tretin vit radhazi nxënësit e kësaj zone do ta zhvillojnë mësimin në një lokal të fshatit, të përshtatur në 5 klasa, ndërkohë që shumë nxënës të fshatit Donofrosë dhe fshatrave përreth, të pakënaqur nga kjo gjendje e zhvillojnë mësimin në një shkollë private në Rroskovec.
© SYRI.net