BBC shpall 12 imazhet më të paharrueshme të vitit 2025, mes tyre edhe një shqiptar

BBC shpall 12 imazhet më të paharrueshme të vitit 2025, mes tyre edhe një shqiptar

09:55, 06/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

BBC ka publikuar listën e saj me 12 fotografitë më të paharrueshme të vitit 2025, ku mes tyre është përfshirë edhe një imazh i realizuar gjatë zjarreve shkatërrimtare që përfshinë Greqinë këtë verë.

Fotografia, e shkrepur nga fotoreporteri i agjencisë Reuters, Thanasis Stavrakis, tregon 33-vjeçarin shqiptar Oslien Muçobega teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës. Ai shihet duke e transportuar kafshën mbi motor, mes tymit të dendur dhe zjarreve që kishin përfshirë rajonin e Ahaisë në muajin gusht.

Ngjarja ndodhi në kulmin e zjarreve masive në Greqinë perëndimore, ku qindra banorë u detyruan të braktisnin shtëpitë, ndërsa rreziku për njerëzit dhe kafshët ishte i jashtëzakonshëm.

BBC e ka përshkruar fotografinë si një pamje simbolike dhe me domethënie të veçantë, duke e krahasuar me përshkrimet e hershme të “Bariut të Mirë” në artin e krishterë, ku Krishti paraqitet duke mbajtur mbi supe një kafshë të brishtë.

Sipas medias britanike, kjo lidhje simbolike mes heroizmit dhe mbrojtjes së të pambrojturve e bën fotografinë e Muçobegës një nga momentet më të fuqishme të vitit, duke hyrë në një galeri ndërkombëtare imazhesh ku përfshihen gjithashtu edhe të tjera imazhe.

Image

Shqiptari hero në mes të flakëve

Por kjo nuk është e vetmja pamje e jashtëzakonshme e vitit. Në listën e BBC-së përfshihen edhe këto momente të rralla:

Murgjit në Tajlandë – një det portokalli e të artë ku dhjetëra mijëra murgj dhe besimtarë luten nën kupolën madhështore të Wat Phra Dhammakaya, duke përkujtuar mësimin e parë të Budës.

Image

Parada e ujit në Venecia – një mi gjigant prej letre-mashe lundron mbi Kanalin e Madh, duke shpërthyer konfeti e ngjyra në hapjen e Karnavalit të famshëm venecian.

Image

Varri i Papa Françeskut në Romë – një trëndafil i bardhë i vetëm mbi pllakën e thjeshtë të varrit të tij ngjalli emocione të forta, pasi ishte hera e parë pas më shumë se një shekulli që një papë varrosej jashtë Vatikanit.Image

Punëtori migrant në Indi – një burrë i lodhur ndalet për të pirë ujë mes arave të grurit në Chandigarh, një imazh që simbolizon jetën e përditshme dhe sakrificën.Image

Dora e robotit në Pekin – një grua e re shtrin dorën drejt një dore gjigante robotike, duke krijuar një kontrast poetik mes teknologjisë dhe njeriut, që sjell në mendje “Krijimin e Adamit”.

Image

Refugjatja kongoleze në Buganda – një vajzë ulur në një lëkundëse të thyer në një qendër tranziti, ku gëzimi i saj sfidon vështirësitë e jetës.Image

Shiu i meteorëve në Kaliforni – qielli i natës ndriçohet nga yjet që bien mbi Inverness, duke kujtuar pafundësinë e kozmosit dhe vogëlsinë e njerëzimit.Image

Aktivistja në Londër – me sytë e mbuluar nga një substancë që simbolizonte naftën, protestuesja denonconte politikat e kompanisë energjetike Shell, në një gjest artistik dhe politik njëkohësisht.Image

Notari në Singapor – atleti kinez Tianchen Lan i ngrirë në ajër gjatë një zhytjeje spektakolare, me trupin e tij që duket si i pezulluar mes qiellit dhe detit.Image

Vajzat e baletit në Afrikën e Jugut – dy 5-vjeçare të veshura me fustane baleti pozonin mes pluhurit dhe tokës së thatë të Tembisës, një kontrast mes ëndrrës dhe realitetit.Image

Fëmijët e uritur në Gaza – imazhe rrëqethëse të fëmijëve të dobësuar në krahët e nënave të tyre, që BBC i cilëson si pamje pa paralel në art apo histori.Image

Këto 12 fotografi, sipas BBC-së, nuk janë thjesht imazhe, por dëshmi të shpirtit njerëzor, dhimbjes, guximit dhe bukurisë që mbeten në kujtesën e botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco