Stuhia me erëra të forta dhe reshje shiu që goditi mesditën e sotme vendin shkaktuan dëme të mëdha në disa qytete kryesore. Në Tiranë, era e fortë theu pemë e çadra, duke dëmtuar dhjetra automjete, ndërsa në rrugë pati vërshime uji. Përmbytje të mëdha të rrugëve dhe blloqeve të banimit pati edhe në qytetet Vlorë, Durrës, Fier dhe Lezhë. 23 persona u paraqitën në spitalin e Traumës me lëndime nga sendet e forta që rrëzoi era. Në disa rrugë u bllokua dhe qarkullimin. Edhe në aeroportin e Rinasit u pezulluan fluturimet për 30 minuta.
Syri TV
Stuhia dhe reshjet e dendura që goditën mesditën e sotme vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe përmbytje në disa qytete.
Edhe pse ishte një situatë e paralajmëruar dhe e pritshme, masat ishin të pamjaftueshme, dhe strukturat shtetërore ‘në gjumë’, pasi në pak minuta shi, qytete si Tirana, Vlora, Durresi, Fieri apo edhe Lezha u përmbytën për shkak të kanalizimeve të bllokuara dhe të papastruara.
Tiranë - Kryeqyteti, u godit nga një stuhi e fortë fillimisht dhe më pas nisën reshjet e shiut. I gjithë qyteti u mbulua nga mjegulla, ndërsa era e fortë rrëzoi pemë dhe çadra të bizneseve, duke shkaktuar dëme në makina.
Edhe pse reshjet nuk kishin intesitet të madh, në disa akse kryesore në Tiranë, pati përmbytje rrugës.
Vlore- Situatë të rënduar kishte në qytetin e Vlorës, ku vec problemeve të shkaktuara nga stuhia, uji vërshoi në rrugë, duke shkaktuar përmbytje e kaos, ndërsa në shumë zona u raportua për mungesë energjie elektrike. Për shkak të orarit me lëvizje, u krijua edhe trafik I rënduar, ndërsa mjetet ngelën mes rrugëve të përmbytura.
Në Port erërat e forta krijuan probleme me tragetet dhe varkat e ankoruara, ndërsa uji vërshoi deri në terminalin e Portit duke shkaktuar panic tek udhëtarët.
Durrës - Situatë problematike kishet edhe në qytetin e Durrësit. Uji vërshoi në rrugë për shkak të kanalizimeve të bllokuara, duke pamundësuar si kalimin e këmbësorëve, por edhe të makinave, ku qytetarët janë detyruar që të kryejnë vetë detyrat e Bashkisë.
Lezhë - Përmbytjet vërshuan edhe në qytetin e Lezhës, ku shumë rrugë kryesore u mbuluan nga uji por edhe disa blloqe banimi u izoluan për shkak të përmbytjeve.
Fier - Situatë problematike kishte edhe në qytetin e Fieri, ku në disa rrugë, uji vërshoi në sipërfaqe. Bie në sy, që lumenjtë kanë prurje normale e jo fryrje, por problemet janë krijuar vetëm në brendësi të qytetit.
Nga stuhia ne kryeqytet janë lenduar 23 qytetarë të cilet u paraqitën në urgjence per ndihme mjekesore, 10 prej te cileve ndodhen ende nen kujdesin e mjekeve.
© SYRI.net