VIDEO/ Stuhia rrëzon pemët, bllokohet për pak kohë ‘Qafa e Shkozës’ në Fier

16:25, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Stuhia e mesditës së sotme ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Fierit, ku disa pemë janë rrëzuar në aksin rrugor Fier-Cakran, në segmentin e njohur si ‘Qafa e Shkozës’.

Pemët, të cilat kishin mbetur të djegura nga zjarret e viteve të kaluara, ranë mbi rrugë duke bllokuar qarkullimin për disa minuta dhe duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat përkatëse, të cilat po punojnë për pastrimin e mbeturinave dhe lirimin e plotë të këtij aksi të rëndësishëm, i cili është i frekuentuar gjatë gjithë ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco