VIDEO/ Stuhia përfshin liqenin e Ohrit, trageti turistik maqedonas ‘përfundon’ në Pogradec

16:10, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një traget turistik i Maqedonisë së Veriut, i cili po lundronte nga Shën Naumi drejt Ohrit, është përfshirë nga stuhia e fuqishme që goditi rajonin e Juglindjes.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, mjeti lundrues u detyrua të devijonte itinerarin dhe të afrohej në ujërat territoriale shqiptare, pranë bregut të liqenit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja në njerëz. Autoritetet shqiptare kanë ndjekur situatën nga afër, ndërsa lundrimi i tragetit është stabilizuar pas kalimit të motit të keq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco