SYRI TV/ 111 vjet nga masakra e fshatit Përbreg në Kukës, përkujtohen viktimat që u vranë nga serbët

15:53, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Kukës u përkujtua 111-vjetori i Masakrës së Përbregut, një nga ngjarjet më tragjike të historisë shqiptare, ku rreth 375 civilë, burra, gra dhe fëmijë, u vranë nga forcat serbe në fund të Luftrave Ballkanike, gjatë tërheqjes së tyre nga trojet shqiptare. Banorë, historianë dhe aktivistë të shoqërisë civile u mblodhën pranë lapidarit përkujtimor për të nderuar viktimat e kësaj tragjedie.

Familjarë të viktimave sollën dëshmi të dhimbshme nga ky genocid. Nazif Shahip Matmuja, rrëfeu kujtimet e babait të tij, i cili humbi 11 anëtarë të familjes dhe shtëpinë e tij që u dogj. Historiani Parim Kosova theksoi se krimet janë të dokumentuara edhe nga burime ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një gjenocid, ku humbi jetën mbi gjysma e popullsisë së zonës.

Jonuz Hallaçi, organizator i ceremonisë, theksoi se përkujtimet janë të domosdoshme për ruajtjen e identitetit historik dhe kërkimin e drejtësisë. Masakra e Përbregut mbetet një plagë e gjallë në kujtesën kombëtare një thirrje për reflektim, kujtesë dhe drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco