Stuhia tropikale godet edhe qytetin e Durrësit, pemë të thyera dhe rrugë të mbuluara me ujë

12:35, 30/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Durrësi është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fortë me erë dhe reshje të dendura shiu, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike dhe duke detyruar qytetarët dhe pushuesit të largohen nga plazhet.

Për vetëm pak minuta, moti i keq ka ndërprerë aktivitetet e pasdites dhe ka prishur planet e vizitorëve që po shijonin ditët e fundit të gushtit në bregdet. Plazhet janë zbrazur, ndërsa shumë pushues janë detyruar të futen nëpër ambiente të mbyllura për t’u strehuar nga era dhe reshjet. Era e fortë ka shkaktuar thyerjen e pemëve dhe reshtjet e para të shiut kan filluar të mbushin rrugët e qytetit të Durrësit.

Sipas banorëve të Durrësit, ky fenomen nuk është i pazakontë. Ata thonë se çdo fund gushti shënon një pikë kthese të motit, e njohur ndryshe si “fryma e vjeshtës”, një paralajmërim i hershëm për fundin e sezonit veror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco