SYRI TV/ Fermerët e Frakullës kundërshtojnë Ramën: Me këto tenda mbajmë familjen

20:56, 31/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e Frakullës në Fier kundërshtojnë urdhrin e Ramës për largimin e tendave nga autostrada. Fermerët shprehen se fillimisht qeveria duhet t’i shpronësojë për tokën që është ndërtuar autostrada, ndërsa kanë kërkuar edhe ndërtimin e rrugëve dytësore, në mënyrë që ata të zbatojnë urdhrin e fundit.

Fermerët e zonës së Frakullës në Fier kanë kundërshtuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave anës autostradave deri në 20 metra largësi. Fermerët shprehen se tendat e tyre janë provizore dhe sezonale, ndërsa ata i kanë ngritur në tokat e tyre. Sipas fermerëve, tendat janë vendosur në një distancë prej 15 m nga rruga.

Sipas fermerëve, i vetmi burim të ardhurash për ta janë këto tenda, me të cilat ata shesin prodhimet e tyre bujqësore. Ata shtojnë se janë të pajisur me NIPT, ndërkohë që shkojnë më tej duke deklaruar se do ta pranonin vendimin e qeverisë, në rast se kjo e fundit i shpronëson për tokat që u janë marrë për ndërtimin e autostradës.

Fermerët kundërshtojnë urdhrin e kryeministrit Rama në një kohë kur paraditen e kësaj të enjteje, përfaqësues të IMT Fier i kanë lajmëruar që t’i largojnë vetë tendat e vendosura pranë rrugës nacionale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco