SYRI TV/ Banorët në Seman në protestë: 'Ndërtimi i paneleve diellore na lë pa bukë'

13:50, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorë, por edhe fermerë të fshatit Sektor Seman të njësisë administrative Topojë kanë protestuar këtë të hënë kundër zaptimit të tokave të cilat do të përdoren për vendosjen e paneleve fotovoltaike, prodhim i energjisë elektrike nga dielli.

Banorët shprehen se nuk kanë asnjë dijeni për këtë projekt dhe rrëfejnë se nëse ua marrin edhe këto toka, ata të vetmen mundësi kanë largimin nga Shqipëria.

Banorët akuzojnë kryeministrin se po shpopullon vendin dhe se nëse situata e tyre nuk merr një zgjidhje, protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Banorët sqarojnë se tokat i kanë marrë me qira dhe prej 30 vitesh ata i punojnë dhe me ato mbajnë familjet e tyre. A

ta sqarojnë se nëse këto toka pjellore zihen nga panelet, atëherë 5 fshatrat në qarkun e Fierit do të shpopullohen, pasi ata nuk kanë mundësi tjetër për të mbajtur familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco