SYRI TV/ 26 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, digjen rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë

14:26, 30/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

26 vatra zjarri janë raportuar gjatë  24 orëve të fundit në dhjetë qarqe të vendit. Situata më problematike ishte në Vlorë në  fshatin Oshtimë ku këtë të hënë flakët janë vënë nën kontroll.

Banorët e këtij fshati shprehen se vijojnë të jenë të tronditur pasi flakët që u përhapën me shpejtësi si pasojë  e erës dhe bimësisë së thatë, kanë qenë vetëm pak metra larg banesave. Ndërkohë  apelojnë për ndërhyrje nga autoritetet.

 

Zjarre ka pasur edhe qarkun e Gjirokastrës, në zonën e Lezhës dhe në Shkodër.

Po si pasojë e flakëve të zjarrit janë shkrumbuar edhe shjetëra hektarë me pyje edhe në qarkun e Dibrës dhe në Korçë.

Situata me zjarrët ka pasur edhe në Kukës Durrës e Berat, ku në kucovë rezultojnë se janë përfshirë nga flakët edhe dy pushe nafte, por që flakët janë vënën nën kontroll dhe po shkojnë drejt shuarjes.

Sipas raportit të publikuar nga emergjencat civile dhe Ministria e Mbrojtjes bëhet me dije se janë shkrumbuar rreth 56 hektarë me pemë, shkurre e barishte.

Nga rastet e zjarreve të  evidentuara në  afërsi të  një  banese dhe biznesi,  janë  shkaktuar vetëm dëme materiale. Në disa raste zjarrët kanë qenë aksidentale, por nuk përjashtohen mundësit që flaktë të jenë shkaktuar edhe qëllimisht.

Megjithatë sipas një prognoze të bërë nga Ministria e Mbrojtje thuhet se qarqet më të rrezikuara janë Lezha, Durrësi, Tirana, Berati dhe Fieri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco