'Po boshatisen universitetet '/ Gevio Tabaku: Studentët shqiptarë askush nuk i ndihmon!

10:05, 27/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", Gevio Tabaku, përfaqësues i Portalit Studentor, theksoi se sfidat kryesore me të cilat përballen studentët shqiptarë sot lidhen ngushtësisht me mungesën e orientimit në karrierë dhe kushtet e vështira që i detyrojnë shumë prej tyre të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Në deklaratën e tij, ai hodhi dritë mbi problemet që nisin që në arsimin e mesëm dhe thellohen gjatë studimeve universitare, ku mungesa e praktikës, informacionit mbi tregun e punës dhe mbështetjes institucionale çojnë shpesh në zgjedhje të gabuara akademike dhe zhgënjim profesional.

Pjesë nga deklarata:

Është e vështirë për studentët që të qëndrojnë këtu. Ata gjejnë forma të ndryshme për të shtyrë vitin, sepse mundësia për të shkuar në Amerikë me programin "Work and Study" është e thjeshtë: bën 10-12-15 milionë lekë, shkon atje dhe krijon të ardhura për të shtyrë vitin.

Një tjetër problem është edhe mungesa e orientimit në karrierë. Në gjimnaze nuk ka zyra që ndihmojnë realisht nxënësin për të kuptuar se çfarë të vazhdojë më tej. Kemi raste kur studentët nisin një shkollë dhe më pas kuptojnë që ajo nuk është për ta. Ata nuk e bëjnë këtë sepse janë të paaftë, por sepse nuk kanë informacion mbi tregun dhe nuk kanë një drejtim të qartë në karrierë.

Shpesh, studentët humbasin në legjenda urbane si: "Po u bëre programues, ke rroga 2-5 milionë lekë." Kjo mund të ketë qenë e vërtetë disa vite më parë, kur programuesit numëroheshin me gishtat e dorës, por sot tregu është i tejmbushur.

Mungesa e orientimit në karrierë sjell mbushjen e disa degëve të caktuara, dhe kjo nuk i sjell dobi studentit ai përfundon një shkollë pa e ditur pse e ka ndjekur.

Në universitetet shqiptare është e vështirë të gjesh një zyrë karriere të mirëfilltë që të ndihmon realisht. Në vendet e zhvilluara i kushtohet shumë rëndësi praktikës. Ne nuk e kemi këtë kulturë – marrim studentin, i themi "futu në këtë degë", mbaron pesë vite studime dhe pastaj kërko punë. Por nuk funksionon kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco