Një breshkë uji ka dalë në breg këtë mbasdite në Sarandë. Breshka e përmasave të konsiderueshme ka dalë në breg tek plazhi i hotel “Apollon” në lagjien nr.4.
Breshka është e gjallë, por sipas atyre që e kanë parë tregon se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet lundrues se është e pafuqishme në lëvizje.
Deri sa të stabilizohet gjendja e saj breshka do të mbahet në breg për ta hedhur përsëri në ujë.
© SYRI.net