SYRI TV/ Moti shkatërroi qershitë në Korçë, fermerët: S’ka prodhim, kompanitë nuk sigurojnë bujqësinë

14:22, 09/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Temperaturat e pranverës shkatërruan prodhimin e qershisë. Në fshatrat Belorat dhe Kuç, fermerët janë duke bërë bilancet e sezonit, që për ta është i dështuar, ndërsa akuzojnë shtetin se i ka lënë në mëshirë të fatit.

Syri TV

Fshatrat Belorta dhe Kuç në qarkun e Korçës, të njohura për traditën e kultivimit të qershisë, po përballen me një vit shkatërrues për bujqësinë.

Temperaturat ekstreme  dëmtuan tërësisht prodhimin, duke lënë pemët pa fruta dhe fermerët pa të ardhura.

Përballë kësaj krize, nga ana e qeverisë nuk u ndërmor asnjë masë konkrete për të ndihmuar fermerët, ndërsa kompanitë e sigurimit refuzojnë të sigurojnë pemëtoret për shkak të riskut të lartë.

Mungesa e mbështetjes nga institucionet dhe pamundësia për të siguruar prodhimin i ka lënë fermerët në një situatë të vështirë duke ndikuar në  ekonominë e tyre familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco