SYRI TV/ Varrezat e Elbasanit mes plehrave e barishteve, qytetarët: Frikë të vizitojmë të afërmit e ndjerë

17:40, 07/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Varrezat publike të Elbasanit janë mbuluar nga barishtet dhe papastërtia, duke treguar mungesën e shërbimeve publike. Qytetarët e zonës shprehen të shqetësuar për këtë situatë, duke theksuar se kalimi për të vizituar të afërmit e tyre që prehen në varreza është i vështirë për shkak të barishteve të papastruar dhe frikës ndaj pickimeve nga gjarpërinjtë. Ata thonë se i paguajnë taksat e pastrimit, por bashkia nuk kryen shërbimet publike, dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente për mirëmbajtjen e varreve.

SYRI TV

Varrezat publike të Elbasanit janë mbuluar nga barishtet dhe plehrat, të kthyer në një shqetësim për banorët e zonës, të cilët vizitojnë varret e të afërmve të tyre. Qytetarët thonë se kalimi në varreza mes barishteve është i frikshëm për shkak të rrezikut për pickimi i insekteve, nga gjarpërinjtë dhe akrepi. Disa prej qytetarëve nuk arrijnë të gjejnë as varrin e të afërmve, pasi janë mbuluar nga bimësia e papastruar nga bashkia.

Edhe pse i paguajnë taksat e pastrimit, qytetarët ankohen se bashkia nuk kryen shërbimet publike. Ata thonë se ky problem vijon prej kohësh, por bashkia nuk merr masa dhe ndërhyrja e tyre është e domosdoshme.

Në mungesë të mirëmbajtjes nga bashkia, qytetarët detyrohen të pastrojnë vetë varrezat e qytetit, ku prehen të afërmit e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco