Mungesa e efektit dhe çmimet disa herë më të larta se në vendet e rajonit, apo dhe në Bashkimin Europian, janë dy prej problemeve kryesore që kanë konstatuar qytetarët e Fierit për barnat.
Ata shprehen se shpesh u duhet të blejnë barna jashtë vendit, ndërsa kostot e tyre shtohen për shkak se në raste të tjera u duhet të ndryshojnë disa herë kurën pasi nuk kanë pasur përmirësim nga barnat që kanë marrë më herëet.
Në kushtet kur barnat e licensuara për tregtim në vend nuk japin efekt, duket se është krijuar hapësirë për tregtimin e mallrave kontrabandë nga farmacistët, që jo në pak raste kanë përfunduar pas hekurave për këtë abuzim.
© SYRI.net