‘Ëndërr në sirtar’/ 74-vjeçari nga Kamza, maturanti më i vjetër në provimin e anglishtes

13:34, 03/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena rikthehet në bankat e shkollës me një qëllim të qartë: të përmbushë një ëndërr të vjetër. Sot, në Kamëz, ai ishte maturanti më i moshuar që u ul për të dhënë provimin e gjuhës angleze, pengesa e fundit drejt diplomës.

Emri i tij u thirr nga organizatorët e provimeve të detyruara në shkollën e mesme mes qindra maturantëve të tjerë, që iu nënshtruan këtë të hënë provimit të gjuhës së huaj, Anglisht.

I lindur më 8 nëntor 1951, Skënderi është një shembull frymëzues i vullnetit dhe këmbënguljes.

Në vitin 2016, ai përfundoi mësimet në ciklin part-time të Shkollës së Mesme Profesionale Kamëz, duke kaluar të gjitha provimet… me përjashtim të njërit, gjuhës së huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco