SYRI TV/ Tragjedia e Otrantos, drama vijon, familjarët e viktimave s`janë dëmshpërblyer

16:21, 29/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

28 vjet pas tragjedisë së Otrantos, shumë familjarë të viktimave kanë ende pretendime për dëmshpërblimin. Novruz dhe Floresha Sulejmani, tregojnë se humbën tre familjarë të tyre në atë tragjedi, por pasi fituan gjyqin në Itali, paratë që u takonin si dëmshpërblim nuk shkuan kurrë tek ata.

Novruz dhe Floresh Sulejmani, nga fshati Ferras në Fier, kërkojnë pas 28 vjetësh dëmshpërblim për familjarët e tyre që u mbytën në otranto në mars të vitit 1997. 
Me lot në sy. Novruzi tregon se humbi vëllain së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur në atë tragjedi, por sipas tij, pasi u fitua gjyqi për dëmshpërblim në Itali, ai dhe familja si përfitues nuk kanë marrë ende paratë.

Çifti nga Fieri ngren dyshime për abuzime me dëmshpërblimin nga persona që drejtojnë sot shoqatën e familjarëve të viktimave të otrantos. Floresha Sulejmani shprehet se nëse nuk do ti jepet  zgjidhje kësaj çështje, do të shkojë deri në akte ekstreme para institucioneve italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco