Rruga elektorale e Shirokës tashmë ka mbetur ne mes. Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit projekti i bashkisë së Shkodrës për trotuarin dhe korsinë e biçikletave është pezulluar. Në gjithë këtë segment nuk ka asnjë punëtorë që të vijojë punën. Ndërkohë që qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe theksojnë se ndihen të rrezikuar teksa kalojnë në këtë rrugë me biçikleta
Syri TV
Zgjedhjet mbaruan, punimet u ndërprenë në rrugën e Shirokës në Shkodër. Asfalti elektoral mori fund, pasi përgjatë kësaj rruge gjen vetëm tabela, por asnjë punëtor në terren, duke bërë që projekti i bashkisë për trotuarin dhe korsinë e biçikletave të mbetet pezull. Qytetarët që lëvizin me biçikleta në këtë rrugë të frekuentuar gjatë sezonit veror shprehen të shqetësuar, teksa detyrohen të rrezikojnë jetën duke ecur paralel në rrugën e automjeteve.
Ka edhe prej atyre që shprehen se trotuari ishte më mirë më parë se tani me ndërhyrjen nga bashkia.
Ndërkohë, mungesa e ndriçimit gjatë natës e vështirëson edhe më shumë kalimin në këtë rrugë.
© SYRI.net