SYRI TV/ Homazhe në nder të Artan Lames, Shkreli: Ishte vëllai im jo prej gjaku po prej jete

15:50, 27/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Artan Lame u përcoll me nderime në Akademinë e Shkencave. Miku i tij i ngushtë, Artan Shkreli, e përshkroi si vëlla prej jete dhe mbrojtës të palodhur të identitetit kombëtar, ndërsa miq e studiues folëN për ikjeN e pazëvendësueshme që la pas kontribute.

Syri tv

Trupi i Artan Lames u përcoll për në banesën e fundit. Në një ceremoni të mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave, familjarë, miq, intelektualë e përfaqësues të institucioneve shtetërore nderuan kujtimin e tij.

Homazhet dëshmuan njëherësh dhe boshllëkun që ai lë pas një njeri me pasion të rrallë për historinë, një koleksionist dhe një mbrojtës i palëkundur i identitetit shqiptar. Në fjalën e tij arkitekti Artan Shkreli foli për humbjen e mikut të zemrës dhe për thellësinë e bisedave të tyre.

Personalitete si Neritan Ceka, Paskal Milo, Auron Tare dhe studiues të tjerë, theksuan dimensionin e tij intelektual dhe përkushtimin e palodhur për t’i kthyer çdo vlerë historike një vend të merituar në ndërgjegjen kombëtare.

Artan Lame ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në Mynih të Gjermanisë, pas një ndërhyrjeje në zemër. Tani është radha e miqve dhe institucioneve të mbajnë gjallë trashëgiminë e tij,  si një dëshirë e tij për të qëndruar pranë njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco