Banorët e fshatit Kaninë në Vlorë kanë bllokuar rrugën nacionale dhe kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi gjatë punimeve të bypasit, pasi në të kundërtën fshati i i tyre izolohet. Ata shprehen se nëse nuk do të ketë një zgjidhje nga qeveria protestat e tyre nuk do ndalen, ndërsa të rinjtë theksojnë se do të largohen nga Shqipëria.
Syri TV
‘Në Shqipëri ka humbur shpresa’. Kështu është shprehur banori i fshatit Kaninë në Vlorë, teksa së bashku me bashkëfshatarët e tij është rikthyer sërish në protestë duke kërkuar pezullimin e punimeve të bypasit, i cili me projektin aktual izolon fshatin e tyre.
Këtë të martë ata kanë bllokuar aksin kryesor dhe i kërkojnë qeverisë ndërtimin e një nënkalimi që tu jepet mundësia të futen ne fshat dhe të kenë mundësi të shkojnë edhe ne tokat e tyre bujqësore duke devijuar rrugën e fshatit.
Banorët shprehen se Kanina tashmë është kthyer në një burg me këtë rrugë nëse nuk ka një nënkalim. Madje ata shkojnë edhe më tej, largimin nga Shqipëria pasi qeveria nuk u jep mundësi që të zhvillojnë pronat e të investojnë në Shqipëri.
Kjo është protesta e tretë që zhvillojnë banorët e Fshatit Kaninë në Vlorë, dhe shprehen se nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e kësaj situate.
© SYRI.net