Shembuj nga Hollywood në Shqipëri, Dr. Vilma e klinikës Repeat: Ja ndërhyrjet që preferojnë më shumë personazhet publikë

10:46, 26/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mjekja estetiste Dr. Vilma Tafilaj, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” të moderuar nga Flavio Qarri, ka komentuar me shqetësim zhvillimet e fundit në industrinë e estetikës në Shqipëri.

Ajo kritikoi ndikimin e trendeve të huaja, sidomos atyre që vijnë nga Hollywood-i, duke theksuar se shumë personazhe publikë, në veçanti gratë, po ndjekin një model artificial bukurie që i bën të humbasin individualitetin.

“Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë bërë të gjithë njësoj. Vijnë me fotografi të personazheve të njohur dhe kërkojnë të transformohen në ta, pa marrë parasysh që çdo njeri ka tiparet dhe strukturën e vet fizike”, u shpreh Tafilaj. Ajo e cilësoi këtë si një “trend shumë të shëmtuar”, ku rezultatet e ndërhyrjeve shpesh përfundojnë në deformime të dukshme: fytyra e fryrë, mollëza të ekzagjeruara, buzë të fryra dhe dhëmbë të mbuluar me faseta të bardha që krijojnë një pamje të panatyrshme.

Ndërkohë, sipas saj, në vetë Hollywood po rikthehet trendi i natyralitetit. Dr. Tafilaj solli si shembull Criss Jenner, e cila ka realizuar një face-lifting të moderuar dhe ndërhyrje të kujdesshme si lipofilling, për të ruajtur natyrshmërinë. Sipas saj, ndërhyrjet estetike duhet të synojnë përmirësimin pa humbur autenticitetin e fytyrës.

Duke folur për rritjen e kërkesës në këtë periudhë para verës, mjekja theksoi se kjo është stina më intensive për trajtime estetike. Në klinikën e saj “Repeat”, sipas Tafilajt, përdoren metoda si CoolSculpting për heqjen e dhjamit të vjetër kokëfortë dhe për formësimin e trupit, një proces që kërkohet gjithnjë e më shumë edhe nga klientët meshkuj.

“Shumë burra na vijnë në klinikë për të eliminuar pjesën e barkut dhe flanqet anësore që nuk hiqen dot me dietë apo ushtrime”, shtoi ajo, duke nënvizuar se ndërhyrjet estetike duhet të bëhen me kujdes profesional dhe jo të ndjekin verbërisht modat e përkohshme.

Tafilaj:  Personazhet publik, sidomos femrat, një pjesë e mirë janë bërë të gjithë njësoj, fatkeqësisht është trend shumë i shëmtuar.

Ndjekin botën e Hollywood dhe e kërkojnë gjithmonë të kenë atë perfeksionin, vijnë me imazhin e një personi të caktuar, vijnë me fotografi realisht dhe thonë, ‘më bëj mua si ky person’, ndërkohë që ai person ka tipologji tjetër, ka skelet tjetër, muskulaturë tjetër, dhe nuk e bën dot njësoj, dhe duke u fryrë fytyra fryrë bëhen si tullumbace pastaj që nuk kanë ku shkojnë më.

Mollëzat, sytë futen brenda, buzët e fryra, janë raste ekstreme, dhëmbët i bëjnë me faseta dhe duken të gjithë të bardhë, kemi disa raste ekstreme, jemi bërë të gjithë si avatar.

Ndërkohë në Hollivud, tendencat e fundit janë drejt natyralitetit, pra ti të bëhesh por të bëhesh pa u dukur.
Në këtë rast Criss Jenner ka realizuar operacionin e face lifting që është tërheqje e lëkurës, në pjesën e fytyrës dhe qafës, për ta tërhequr dhe tendosur, dhe mund të ketë bërë edhe një lipofilling për zonat që mund të kenë mbetur pak më pak voluminoze, për ta shtuar dhe për ta rigjeneruar lëkurën.

Ka qenë një kirurg amerikan që e ka realizuar dhe e ka realizuar shumë mirë.

Edhe politikanët/politikanet i frekuentojnë trajtimet, vijnë, frekuentojnë trajtime kudo (fytyrë, trup), janë pak më të konservuar në pjesën e trajtimeve por i bëjnë gjithashtu.

Kanë qejf më tepër pjesën rigjeneruese, tremben pak te pjesa e injeksioneve por me pjesën rigjeneruese ne punojmë sa më mirë gjithashtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco