Lajmi i fundit

Refuzimi i PS për shqyrtimin e 4 projektligjeve të kërkuara nga protestuesit, PD bojkoton seancën parlamentare

SYRI TV/ Shëndetësia në pikiatë për vitin 2024, rriten shtrimet, ulet rimbursimi

14:27, 20/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Një shëndetësi në rënie të lirë mund të thuhet për vitin 2024 në vendin tonë. Sipas raportit zyrtar të Fondit të Kujdesit Shëndetësor të një viti më parë thuhet se janë rritur shtrimet në spitale, por nga ana tjetër qeveria Rama ka ulur rimburisimin e ilaçeve.  Ndërkohë, gjatë vitit 2024 rezulton se janë paguar rreth 9 milionë euro për shërbimin e Kontrollit Bazë “Check Up”,  të marrë në administrim nga  Vilma Nushi.

Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve të shtruar në spitale, ndërkohë që është ulur në shifra të frikshme vlera e ilaçeve të rimbursuara.

Të dhënat janë paraqitur në raportin zyrtar të Fondit të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2024.

Shifrat qeveritare, të cilat gjithsesi duhen marrë me rezerve, nuk arrijnë të fshehin situatën shumë të vështirë të shëndetit të shqiptarëve dhe paaftësinë qeveritare për ta përballuar si duhet.

Për vitin 2024, rezultojnë se në spitalet publike janë shtruar 324 mijë persona, ose mbi 16 mijë më shumë se një vit më parë.

Numri më i madh i shtrimeve është kryer në spitalet universitare, nga të cilët vetëm tek “Nënë Tereza” në Tiranë janë akomoduar gjatë vitit të kaluar rreth 179 mijë pacientë.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 rezulton se janë kryer rreth 400 mijë analiza biokimike dhe 100 mijë analiza laboratorike më shumë se një vit më parë, duke forcuar më tej bindjen se gjendja shëndetësore e shqiptarëve po shkon gjithnjë e më keq.

Por, përballë rritjes së fluksit të pacientëve dhe nevojave të tyre për një shërbim më cilësor dhe ndihmesë ekonomike më të mirë, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur rrugën më të gabuar të mundshme për t’iu përgjigjur situatës.

Të dhënat e raportit të Fondit të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2024 është ulur vlera e recetave të rimbursueshme me të paktën 2.2 miliardë lekë të vjetra ose mbi 2 milionë euro.

Fondi deklaron se kjo ulje e vlerës së rimbursimit është pasojë e një Vendimi të miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen dhe masën e mbulimit të tyre”, i cili hyri në fuqi në Gusht 2024.

Ndërkohë, gjatë vitit 2024 rezulton se janë paguar rreth 9 milionë euro për shërbimin e Kontrollit Bazë “Check Up”, që zbatohet nga kompania e mikeshës së kryeministrit Edi Rama, Vilma Nushi.

Gjithashtu, edhe kompania koncesionare e sterilizimit, “Sani Service”, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për mashtrimi me vlera të mëdha, ku është i përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka vijuar të thithë miliona euro të tjera.

Gjatë vitit 2024, “Sani Service” ka arkëtuar nga buxheti i shtetit mbi 17 miliardë lekë të vjetra ose rreth 17 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco