Pensionistët në Elbasan, përveç braktisjes nga fëmijët e tyre që janë detyruar të emigrojnë jashtë Shqipërisë, ndihen të braktisur edhe nga shteti.
Të moshuarit shprehen se pensionet që marrin nuk u mjaftojnë as për ilaçe, e jo më për ushqime. Ata theksojnë se nuk janë shpërblyer siç duhet për punën e një jete të tërë.
Të vetmuar dhe të zhgënjyer, pasi fëmijët e tyre janë larguar për shkak të vështirësive ekonomike, pensionistët thonë se sot përballen me kushte të vështira jetese. Ata ndihen të harruar nga qeveria, pavarësisht se kanë kontribuar me vite të tëra pune.
Për pensionistët, largimi i fëmijëve është një plagë që nuk shërohet lehtë, ndërsa pensionet e ulëta i kanë lënë në mëshirë të fatit. Ata kërkojnë më shumë kujdes dhe vëmendje nga shteti, pasi aktualisht nuk kanë as mbështetje ekonomike, as morale.
© SYRI.net