Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Ksamili, mungesë të shërbimit shëndetësor, banorët: Të ketë ambulancë në çdo kohë

17:35, 08/05/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në Ksamili mungon shërbimi shëndetësor 24 orësh, duke krijuar vështirësi për qytetarët. Banorët kërkojnë hapjen e menjëhershme  të qendrës sezonale dhe zgjerimin e orarit në atë gjithëvjetore, pasi pritet në spitalin e Sarandës dhe trafiku pengojnë marrjen në kohë të ndihmës mjekësore.

Ksamili, që numëron mbi 6 mijë banorë rezidentë dhe 427 struktura akomoduese, po përballet me mungesën e shërbimit shëndetësor 24 orësh, pavarësisht rritjes së ndjeshme të popullsisë.

Në këtë qytezë funksionojnë dy qendra shëndetësore, një gjithëvjetore dhe një sezonale. E para, me dy mjekë dhe gjashtë infermierë, ofron shërbim vetëm deri në orën 15:00. Banorët kërkojnë që shërbimi të zgjatet gjatë gjithë ditës, për të shmangur udhëtimet drejt spitalit të Sarandës, ku pritjet janë të gjata.

Mjeku Tajar Lako u shpreh se rastet e rënda të pacientëve dërgohen në spitalin e Sarandës.

Banorët ngrenë shqetësimin se gjatë verës, trafiku i rënduar e bën edhe më të vështirë marrjen e ndihmës në kohë. Kërkesa është e qartë, shërbim shëndetësor 24 orë, për një komunitet që rritet përtej sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco