SYRI TV/ Përmbytjet 'kërcënojnë' fshatin Hajdaran, banorët: S`ka kanalizime, uji në banesa

13:43, 30/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në lagjen ‘Theodhor Filipi’ të fshatit Hajdaran në Elbasan, të paktën 100 familje përballen me problem përmbytjesh dhe rrugë të amortizuara. Sipas banorëve bashkia e qytetit nuk ka investuar, ndonëse premtimet nuk kanë munguar.

Nga SYRI TV

Mungesa e investimeve ka bërë që mbi 100 familje të përballen me problematika të shumta në rrugën ‘Theodhor Haxhifilipi’ në fshatin Hajdaranit.

Edhe pse nga pushteti vendor u premtua që zona do ti nënshtrohej një investimi, sërish banorët shprehen se deri më tani përveç premtimeve elektorale nuk është kryer asnjë punë.

Gjatë ditëve me reshje shiu, mungesa e kanalizimeve bën që bodrumet e banesave apo oborret te përmbyten.

Rruga kryesore siç shihet edhe nga pamjet bëhet e pakalueshme pasi është tërësisht e amortizuar. Për këto arsye por edhe shkaqe ekonomike, banorët po largohen nga fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco