Tupani i Ramazanit! Tradita e lashtë që ‘zgjon’ besimtarët myslimanë, a ruhet ende?

Tupani i Ramazanit! Tradita e lashtë që ‘zgjon’ besimtarët myslimanë, a ruhet ende?

18:31, 23/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në disa qytete të Shqipërisë ekzistonte një nga traditat më të vjetra dhe të veçanta të këtij muaji, Tupani i Syfyrit. Kjo traditë shekullore, sidomos në qytete si Tirana, Shkodra dhe Elbasani, shërbente për të zgjuar besimtarët myslimanë për vaktin e syfyrit përpara agimit.

Tupanxhinjtë, të pajisur me daulle të mëdha, përshkojnë rrugët e qyteteve në orët e para të mëngjesit, duke përhapur tingujt karakteristikë të kësaj tradite. Kjo praktikë jo vetëm që ndihmonte besimtarët të përgatiten për agjërim, por gjithashtu mbart një vlerë të madhe kulturore dhe historike.

Por, a ekziston ende kjo traditë e vjetër?

Të paktën, viteve të fundit nuk janë dëgjuar tupanët e Ramazanit. Agjëruesit zgjimin e tyre e bëjnë nëpërmjet thirrjes së ezanit në xhamitë e zonave ku jetojnë, si dhe alarmit në celular.

Por, pavarësisht zhvillimeve moderne dhe teknologjisë që ka sjellë alternativa të ndryshme për zgjimin, shumë familje shqiptare e mirëpresin ende këtë zakon me dashamirësi, duke e konsideruar atë si një simbol të trashëgimisë së pasur islame në vend. Në disa raste, tupanxhinjtë shoqëroheheshin edhe me këngë apo lutje tradicionale, duke krijuar një atmosferë të veçantë shpirtërore në komunitet.

Megjithatë, me kalimin e kohës, kjo traditë është zbehur, kryesisht për shkak të urbanizimit dhe ndryshimeve sociale. Pavarësisht kësaj, në disa qytete dhe fshatra të besimit musliman, banorët ende mbështesin dhe inkurajojnë ruajtjen e këtij zakoni, duke e parë atë si një pjesë të rëndësishme të identitetit të tyre kulturor dhe fetar.

Tupani i Ramazanit mbetet një simbol i bashkimit dhe përkushtimit, duke rikujtuar besimtarët për rëndësinë e sakrificës dhe përkushtimit gjatë këtij muaji të shenjtë./Syri-Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco