Shenja shpopullimi, bien lindjet në Vlorë/ Mjekja: Çiftet kanë pasiguri ekonomike

15:22, 23/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Jo vetëm fshatrat, por shpopullimit nuk i shpëtojnë as qytetet e mëdha të vendit. Një nga indikatorët matës të popullsisë, lindshmëria, tregon të dhëna se në Vlorë e ardhmja e popullsisë është e zymtë.

Sipas mjekes gjinekologe, Sofika Xhelilaj, gjatë muajit janar, shkurt dhe deri në datën 20 mars, të vitit 2025, në maternitetin e Vlorës kanë lindur vetëm 65 foshnja.

Mjekja tregon se shkak kryesor i uljes së lindshmërisë është pasiguria ekonomike e çifteve të reja, por nuk mbeten mbrapa as faktorë të tjerë.

Sipas të dhënave për vitin 2024, në vend kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, duke regjistruar një rënie prej 5% krahasuar me vitin 2023, shifra më e ulët e lindjeve që nga viti 1934.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco