SYRI TV
Në Pediatrinë e Elbasanit numri i fëmijëve të paraqitur me urgjencë për shkak të virozave stinore vijon të mbetet i lartë. Sipas mjekes pediatre Irena Palloshi në Pediatrinë e Elbasanit çdo ditë paraqiten rreth 100 fëmijë teksa të shtruar janë 30 fëmijë. Fundjava sjell një numër më të lartë të pacientëve të vegjël që kanë nevojë për mjekun.
Kryesisht fëmijët paraqiten me temperaturë të larte dhe simptomat janë të ndryshme duke nisur nga një kollë e thatë, këputje ,anoreksi të vjella etj.
Tashmë në stinën e pranverës, me nisjen e çeljeve të luleve janë prezente dhe virozat pulmonare, teksa alergjitë sipas mjekes Palloshi nuk vijnë vetëm nga çelja e luleve, por dhe nga ushqimi dhe lagështia duke këshilluar prindërit të jenë të kujdesshëm.
Për të ulur numrin e rasteve të shumta në Pediatrinë e Elbasanit, mjekët këshillojnë prindërit, që nëse vërejnë tek fëmija shenja si këputje, lodhje, marrje të frymës të paraqiten menjëherë tek mjeku i familjes pasi virozat jo gjithmonë nisin me temperatura të larta teksa prindërit të përdorin për fëmijët sa me shumë lëngje.
© SYRI.net