SYRI TV/ Jagodina 'viktimë' e shpopullimit, vetëm 100 familje të mbetura: 'Prej 15 vitesh nuk ka shkollë'

14:50, 23/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fshati Jagodinë në Roskovec pse ndodhet në fushën naftënxjerrëse të Marinzës, është prekur nga largimi i njerëzve. Në 15 vite nuk është bërë një investim dhe ka mungesë të shkollave. Banorët shprehen se dhe pse tokat prodhojnë, nuk ka treg për shitjen e prodhimit. Problematikë tjetër që banorët ngrenë janë ujërat e zeza, që përbëjnë rrezik për përhapje infeksionesh.

Jagodina, fshati i bashkisë së Roskovecit çdo ditë që kalon po shpopullohet eshe më tepër. Banesat janë të mbyllura edhe pse duket që janë godina të reja, por banorë nuk kanë. Nga afro 350 familje nuk kanë mbetur as 100.  Ata pak banorë të mbetur janë mosha e tretë, dhe kur i pyet për kushtet e jetesës  mënyrën e sigurimit të të ardhurave bien në kontraditë me ato që thonë. Ata pohojnë se ka drita e ujë 24 orë, tokat i punojnë, por fshati është boshatisur, dhe mosha e krahut të punës ka ikur për të punuar e jetuar në emigracion për një jetë më të mirë. Fshati ka mbi 15 vjet pa shkolla dhe ata pak nxënës shkojnë me furgon në shkollën e Marinzës. Përgjatë rrugës kryesore të fshatit ujrat e zeza janë në sipëfaqe dhe janë burim infeksionesh ne çdo stinë.

Tokat janë të punuara e të mbjella kryesisht me drithëra e foragjere, por banorët thonë se nuk ka treg për shitje dhe për fitim nuk flitet.

Banorët e Jagodinës dikur kanë qënë të punësuar në bujqësi, por edhe në nxjerrjen e naftës pasi ndodhet fare pranë fushës naftënxjerrëse të Marinzës, por që pas privatizimeve të ndërmarjeve shtetërore edhe ky fshat u prek, duke mbetur shumë të papunë, dhe kjo i detyroi që të emigrojnë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco