Çmimet në Gjirokastër, ankohen pensionistët/ ‘Janë të papërballueshme, janë rritur të gjitha’

14:50, 23/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Ashtu si në shumë qytete të vendit edhe në Gjirokastër rritja e çmimeve po ndjehet nga qytetarët të cilët po e kanë të pamundur të blejnë ushqimet bazë. Shtresa me e prekur dhe që e ndjen më shumë rritjen janë pensionistët. Ata shprehen se po bëhet e pamundur për ta, për të përballur këtë rritje për shkak të pensioneve të ulëta, ku një pjesë e pensionit shkon për ilaçe.

Rënien e fuqisë blerëse dhe krizën ekonomike që ka kapur qytetarët shqiptar e konfirmon dhe një qytetar nga Korça, i cili vjen në Gjirokastër për të shitur fshesa. Ai thotë se shitjet janë në nivele minimale dhe tregon se në jo pak raste detyrohet të flejë jashtë për të siguruar bukën e gojës.

Ata shprehen se është e nevojshme rritja e pensioneve, pasi shpenzimet dhe kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco