Ina Zhupa shpreh urimet për Sulltan Novruz: Le të jetë kjo ditë bekimi për rrugën e re drejt ndryshimit që kanë nisur shqiptarët

Ina Zhupa shpreh urimet për Sulltan Novruz: Le të jetë kjo ditë bekimi për rrugën e re drejt ndryshimit që kanë nisur shqiptarët

10:54, 22/03/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur urimet për Ditën e Bekuar të Sulltan Novruzit dhe Ditëlindjen e Imam Aliut, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite. Ajo ka kujtuar punën e Baba Sadik Ibro, i cili është i jashtëzakonshëm në angazhimin e tij me besimtarët dhe komunitetin, si dhe përhapjen e dijes bektashiane me librat që shkruan dhe boton rregullisht.

Në një status në Facebook, Zhupa ka uruar gjithashtu fundin e dimrit të egër dhe nisjen e pranverës, duke e lidhur këtë periudhë me një moment të ri dhe shprese për shqiptarët. Ajo ka theksuar se ky është një bekim për rrugën e re drejt ndryshimit, që shqiptarët kanë nisur me shpresë për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut nga Teqeja e Reshat Dede Baba Sarande! 
Baba Sadik Ibro i jashtëzakonshëm në punën e tij me besimtarët, me komunitetin por edhe në përhapjen e dijes bektashiane me librat që shkruan dhe boton në mënyrë periodike. 
Gëzuar ditën që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës. 
Le të jetë bekimi për rrugën e re drejt ndryshimit që kanë nisur shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco