Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

SYRI TV/ Miu i arave shkatërron të mbjellat në Myzeqe, fermerët: Ka një shtim të jashtëzakonshëm

14:39, 22/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Miu i arave është kthyer në shqetësimin kryesor të fermerët e Myzeqesë pasi po dëmton sipërfaqet e mbjella me Jonxha, por edhe misrin e grurin. Fermerët thonë se këto kultura bujqësore rrezikohen më së shumti  në këtë periudhë.

Zonat më të rrezikuara janë njësisë administrative Frakull, Kurjan dhe Topojë. Novruz Kuka, fermer në zonën e Kurjanit në Roskovec tregon se sipërfaqet e kultivuara me jonxhë kanë pësuar dëme të mëdha teksa ka theksuar se miu po gërryen rrënjën deri  në tharje.

Po kaq shqetësuese është kjo problematikë edhe në zonën Topojë - Seman. Një prej kultivuesve më të mëdhenj në zone Mili Sako, pohon se shtimi i tyre bëhet në mënyrë të shpejtë, dhe nuk mund të luftohen në mënyrë individuale.

Ndërkohë nga informacioni i marre pranë Drejtorisë së Bujqësisë, specialistët e mbrojtjes së bimëve bënë të ditur se prej kohësh minjtë e arave nuk konsiderohen dëmtues prioritarë, ndaj Ministria e Bujqësisë ka hequr dorë nga monitorimi  i këtij brejtësi , pasi shumë toka kanë mbetur djerrë dhe në këto kushte menaxhimi i tyre është i pamundur.

Ndonëse në këtë periudhë ka vetëm të mbjellat e vjeshtës, nuk përjashtohet mundësi që gjatë periudhës së pranverës, brejtësit do të dëmtojnë edhe kulturat e tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco