Vlora përmbytet me pak shi/ Banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

10:46, 29/01/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas reshjeve të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë për shumë minuta, disa prej zonave dhe segmenteve rrugore të qytetit të Vlorës janë momentalisht nën ujë.

Banorët shprehet të shqetësuar për situatën dhe thonë se kjo vijon prej 20 vjetësh.

“Vetëm të hipim me avion ku ka rrugë shiko si janë bërë, taksat tatimet i paguajmë. Ç’ faj kemi, pa pension jemi, me rermatizëm jemi.

10 sekonda shi qenë, ku është kryetari i bashkisë, çfarë bën? Ka 20 vjet që ne këtë punë bëjmë. Ujërat e zeza sheshit. S’kemi ku të kalojmë.

Ku të kalojmë, ja shikoni faktet. Nuk dua të di për parti unë. Shiko çfarë bëhet. Nuk e shikon kryetari i bashkisë kur kalon?”, tha ajo.

Ndërsa një tjetër thotë se pak minuta shi e përmbytin Vlorën dhe s’kanë ku të kalojnë.

“Të lënë ndonjë gomone të kalojmë. Radhën e kaluar uji deri këtu u mbyllën bizneset. Pak shi, mbytet Vlora”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco