SYRI TV
Punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Fan Noli’ në Vlorë kanë përkeqësuar edhe më shumë infrastrukturën e lagjes duke shkatërruar rrugën.
Banorët hedhin akuza ndaj firmës për cilësi të dobët të punimeve dhe ndaj Bashkisë për keqmenaxhim të fondeve. Ata kërkojnë të merren masa nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës.
Banorët e lagjes "24 Maji" në Vlorë kanë ngritur akuza ndaj firmës, që ka realizuar punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Fan Noli’ dhe ndaj Bashkisë për keqmenaxhim të fondeve.
Investimi për këtë projekt nisi një vit më parë, pas një periudhe 30-vjeçare të pritjes, ku banorët kishin shpresuar se do të përmirësohej infrastruktura e lagjes.
Megjithatë, rruga ka pësuar dëmtime të rënda për shkak të tubacioneve të ujit të pijshëm që rrjedhin mbi sipërfaqe, duke shkaktuar dëme edhe në asfalt. Banorët janë ankuar në Ujësjellësi dhe Bashkia, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.
Problemi i përmbytjeve është bërë i përhershëm, pasi ujërat e zeza dhe të bardha janë të lidhura në të njëjtin tubacion, duke shkaktuar mbytje të shtëpive çdo herë që bie shi. Banorët bëjnë apel për zgjidhjen e situatës.
© SYRI.net