Parashikimi i motit për javën po vjen

Parashikimi i motit për javën po vjen

10:46, 18/02/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se javën që po nis, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Dita e hënë nis me mot të kthjellët e alatrnime vranësirash.

Dita e martë dhe e Mërkurë mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.

Dita e enjte nis e kthjellët me alternime vranësirash në shtim.

Dita e premte moti pritet të jetë i vranët me intervale kthjellimi.

Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu. Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina (ditën e premte) era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco