Vdekja e Bedrie Lokës, fëmijët nuk do t'u lihen familjarëve të të atit, ja kush do kujdeset për rritjen e tyre

Vdekja e Bedrie Lokës, fëmijët nuk do t'u lihen familjarëve të të atit, ja kush do kujdeset për rritjen e tyre

17:40, 13/01/2024
A+ Aa A-

Kujdesi për djemtë e mitur të Bedrie Lokës, nuk do t’u lihet familjarëve të babait të arrestuar.

Megjithëse nuk ka ende një kërkesë zyrtare në gjykatën e Durrësit për caktimin e kujdestarisë, fëmijët e kanë shprehur vullnetin për kujdestarët ligjorë.

Për djalin 10-vjeçar pritet të jetë motra e madhe, ndërsa për Kledjanin 16 vjeç, njëri nga dajat.

Pas ngjarjes traumatike, motra e madhe, Lina siç i  thërrasin vëllezërit, ka marrë rolin e prindërve, ndërsa vëllai 18-vjeçar, do të vazhdojë të punojë jashtë vendit për të ndihmuar familjen.

Pas tragjedisë, një grup pune i ngritur nga Shërbimi Social pranë bashkisë së Durrësit, ka nisur zbatimin e një plani ndërhyrjeje për t’u ardhur në ndihmë 4 fëmijëve që mbetën jetimë nga nëna dhe me baba të arrestuar, nën akuzën e keqtrajtimit sistematik që çoi drejt fundit tragjik nënën e tyre.

Plani fokusohet në shërbime psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike, duke vlerësuar çdo mundësi për fëmijët, përfshirë dhe një punësim më të mirë për vajzën e madhe të familjes, si dhe edukimin e djemve të mitur.

Ndërsa Argjendi, djali i vogël i Bedries ndjek arsimin fillor, përpjekje po bëhen që djalit adoleshent të familjes Loka t’i ofrohet mundësia për të mësuar një zanat.

I detyruar edhe nga rrethanat familjare, 16-vjeçari nuk e ka nisur arsimin e mesëm, po ka hyrë në punë për të ndihmuar familjen, ashtu si dhe motra e vëllai më i rritur.

Në pritje të kërkesës, do të jetë gjykata e Durrësit, që do të vlerësojë dhe caktojë kujdestarët ligjorë që do të ofrojnë kushtet më të mira, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco