Përfundon zyrtarisht Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, verifikime deri më 24 nëntor për ata që refuzuan procesin

Përfundon zyrtarisht Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, verifikime deri më 24 nëntor për ata që refuzuan procesin

17:43, 16/11/2023
A+ Aa A-

Censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave ka përfunduar zyrtarisht këtë të enjte, 16 nëntor.

Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se po vazhdohet puna për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 nëntor.

“Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura”, thuhet ndër të tjera në njoftimin në INSTAT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco